Xhevahire Izmaku: Ndërkombëtarët kanë kuptuar se kjo qeveri nuk është serioze për të arritur marrëveshje!

Aktuale

Xhevahire Izmaku: Ndërkombëtarët kanë kuptuar se kjo qeveri nuk është serioze për të arritur marrëveshje!

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 00:14
Xhevahire Izmaku

Xhevahire Izmaku, anëtare e Kryesisë, nisma Socialdemokrate në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Kosova nuk mund të ecë përpara me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë intervistës, Izmaku nënvizoi se tashmë edhe ndërkombëtarët kanë kuptuar që qeveria aktuale nuk është serioze për të arritur marrëveshje.

“Moskoordinimi i diplomacisë tonë me aleatët është një dënim që i bëhet Kosovës. Nuk e dimë se kur do ta kenë fundit, por shpresojmë që me fundin e mandatit të përfundojnë edhe këto. Bashkësia ndërkombëtare tani e ka parë që kjo qeveri nuk është serioze për të arritur marrëveshje. Në momentin e ardhjes në pushtet të zotit Kurti ne kemi pasur një regres, kemi humbur shumë mundësi, mbështetjen në aspekte të ndryshme dhe fatkeqësisht kemi pasur edhe deklarata nga aleati ynë i fuqishëm. Edhe opinioni publik ka filluar të kuptojë situatën aktuale dhe mos mbajtjen e fjalëve nga qeveria e Kosovës”, tha ajo.

Gjithashtu Izmaku u ndal edhe tek paralajmërimi i Hovenier, ndërsa shtoi se Prishtina po vuan disa pasoja dhe se këto deklarata të ashpra nuk i bëjnë mirë vendit.

“Këtu humb Kosova. Deklarata e Hovenier ishte një shuplakë e fortë ndaj Kosovës. Kjo qeveri prej ditës parë nuk ka qenë asnjë herë në koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe kjo na ka shkaktuar shumë probleme”, tha ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se në mars, Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg rekomandoi që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.  Megjithatë, Kosova ende duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në Komitetin e Ministrave për të arritur anëtarësimin e saj.

Një votim i planifikuar për në maj u shty për shkak të kërkesave gjermane të minutës së fundit që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të kërkuar nga BE-ja të krijohet fillimisht, raportoi “Euractiv”.

Në Strasburg dhe Prishtinë kishte shpresa se votimi do të ndodhte deri në fund të vitit, por një burim gjerman me njohuri për situatën i tha “Euraciv” se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Kundërshtimi vjen jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Franca dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat