Lekaj: Kjo qeveri e ‘vitrave’ duhet t’i lëshoj karriget, t’i mundësohet vendit një qeveri e re

Aktuale

Lekaj: Kjo qeveri e ‘vitrave’ duhet t’i lëshoj karriget, t’i mundësohet vendit një qeveri e re

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 06:36
Pal Lekaj

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ku thotë se Qeveria Kurti dhe ministri Murati do të mbahen mend vetëm për një gjë, që e shëndrrun Kosovën në shtet dhe sistem të vitrave.

Lekaj thekson se ideja që t’i japin qytetarëve ndihma me 20 e 30 euro për festa, është fyerje dhe manipulim, pasi që mirëqenia e qytetarëve nuk ka qenë kurr më e keqe në Kosovë.

“Qeveria Kurti dhe Ministri Murati do të mbahen mend vetëm për një gjë, që e shëndrruan Kosovën në shtet e sistem të vitrave.Ideja dhe veprimet e Ministrit Murati që ti japin ndihma e mbështetje qytetarëve me 20,30 e 50 euro për festa e ditë simbolike, është fyerje dhe manipulim me qëllim të mashtrimit dhe stimulimit të qytetarëve që kjo Qeveri po ju ndihmon dhe mbron interesat e tyre.Një gjë duhet ta dijë kjo Qeveri dhe ky ministër, mirëqenia e qytetarëve kurr ska qenë më e keqe në Kosovë sepse çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë extreme dhe të pa përballueshme”, tha ai.

Ndër të tjera, Lekaj thotë se kjo qeveri e vitrave duhet të lëshoj karriget dhe ti mundësohet vendit një qeveri e re që të merr vendime të mëdha për qytetarët e Kosovës.

Ai shton se qytetarët kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shtetit sepse po i’u mungon tash e sa kohë.

“Kjo Qeveri e vitrave duhet të lëshojë karriget, dhe ti mundësohet vendit një Qeverie të re që të merrë vendime të mëdha për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.Qytetarët kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shtetit sepse po ju mungon tani e sa kohë”, përfundoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat