“Shteti Bektashi” në Shqipëri, Shtufi: Ne kemi fobi ndaj ideve të reja

Aktuale

“Shteti Bektashi” në Shqipëri, Shtufi: Ne kemi fobi ndaj ideve të reja

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 06:48
Pal Shtufi.

Ideja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e një “Shteti Bektashi” atje ka ngjallur debat të madh në opinionin publik në rajon.

Ky propozim i Ramës ishte temë diskutimi edhe me panelistët në emisionin Rubikon.

Këtë e vlerësoi historiani Pal Shtufi.

Ai deklaroi se “ne kemi fobi ndaj ideve të reja”.

“Ne e kemi një fat që Shqipëria e ka një kryeministër edhe artist për kah profesioni dhe ngritja e tij. Si artistë unë besoj që janë futuristë më të mirë se krejt ne të tjerët. Është dobësi e imja, unë besoj në artistë shumëm kanë një botë të veçantë, më spirituale, më të thellë dhe shohin pak më larg”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat