“Braktiseni Kombëtaren pro-serbe të Armand Dukës!”- Nela thërret lojtarët e tifozët për bojkotimin e FSHF-së

Aktuale

“Braktiseni Kombëtaren pro-serbe të Armand Dukës!”- Nela thërret lojtarët e tifozët për bojkotimin e FSHF-së

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Publicisti Milaim Nela u ka bërë thirrje futbollistëve me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare që ta bojkotojnë BOJKOTOJNË çdo aktivitet të Federatës Shqiptare të Futbollit deri sa kjo e fundit të tërhiqet nga kampionati i përbashkët me Serbinë!

Në një postim në Faceook Nela i ka quajtur mercenarë sportistët që marrin pjesë në aktivitetet që i organizon Federata e Futbollit Shqipyat.

“U bëj thirrje tifozeve kuq e zi e të gjitha grupimeve të tjera të sportdashësve që përcjellin aktivitetet sportive të Kombëtares Shqiptare brenda e jashtë vendit të BOJKOTOJNË Kombëtaren pro-serbe të Armand Dukës!”, shkruan Nela mes tjerash.

Postimi i plotë:

BRAKTISENI FEDERATËN PRO-SERBE TË ARMAND DUKES!

Ju bëj një thirrje nga shpirti të gjithë futbollistëve që e ndjejnë fanellën e kombëtares shqiptare dhe kanë gjak shqiptar në dejet e tyre e këtë e kam kryesisht për futbollistët me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të BOJKOTOJNË çdo aktivitet të Federatës Shqiptare të Futbollit deri sa kjo e fundit të tërhiqet nga kampionati i përbashkët me Serbinë!

Ata sportistë që nga sot marrin pjesë në aktivitetet që organizon Federata Shqiptare e Futbollit janë thjesht mercenarë që luajnë për interesa personale e nuk kanë asnjë lidhje me kombin shqiptar.

U bëj thirrje tifozeve kuq e zi e të gjitha grupimeve të tjera të sportdashësve që përcjellin aktivitetet sportive të Kombëtares Shqiptare brenda e jashtë vendit të BOJKOTOJNË Kombëtaren pro-serbe të Armand Dukës!

Ju nuk mund të fyeni hymnin tonë kombëtar dhe valëvitni flamujt kuq e zi kur FSHF promovon dhe shpëlan fytyrën fashiste dhe antishqiptare të Serbisë që përditë kërcënon me pushtimin e Kosovës!

Ky gjest i FSHF-se është thellësisht antishqiptar e nuk ka asgjë të përbashkët me ngjyrat e flamurit dhe hymnin kombëtar shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat