“Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin” - LDK krahason çmimet e artikujve ushqimorë nga viti 2021 me tash

Aktuale

“Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin” - LDK krahason çmimet e artikujve ushqimorë nga viti 2021 me tash

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti.

"Gjithcka më shtrenjtë me Kurtin", shkruan LDK.

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

Sheqeri figuron se nga 70 centë sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 centë, çmimi i miellit të grurit nga 52 centë në 79 dhe cmimi i druve nga 39 euro e 31 centë në 60 euro e 71 centë këtë vit.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat