Osmani tha se nuk dallon nga Kurti, Hamiti: Derisa këta të dy janë në një linjë, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare

Aktuale

Osmani tha se nuk dallon nga Kurti, Hamiti: Derisa këta të dy janë në një linjë, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 14:02
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se ish-bashkëpartiakja e tij, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dallojnë nga njëri-tjetri.

Ai i është reaguar një deklarate që e ka thënë Osmani se me Kryeministrin mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i përket interesave afatgjata të Kosovës, nuk dallojnë. Ka thënë se sikurse Kurti, është e pakompromis

Kjo që ka thënë Osmani sipas Hamitit është plotësisht e vërtetë.

“Është e vërtetë se nuk dallojnë, siç po e thotë edhe vetë Presidentja. Ndërkohë që Presidentja Osmani është në një linjë me Kryeministrin Kurti, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej qershorit të vitit të kaluar”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

Për rrjedhojë, sipas tij Kosova ka humbur projekte të BE-së në vlerë prej qindra miliona eurosh. Kosova është sanksionuar dhe izoluar si kurrë më parë.

“Kryeministri Kurti e ka pranuar vitin e kaluar Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit që e bën Asociacionin autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës. Ky pushtet dështoi në përpjekjen për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës sivjet. Vendi ynë nuk e ka marrë asnjë njohje ndërkombëtare në katër vitet e fundit”, ka thënë Hamiti në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat