Kurti për raportin e Gallup: Dëshmi e progresit shoqëror e institucional në vitet e fundit

Aktuale

Kurti për raportin e Gallup: Dëshmi e progresit shoqëror e institucional në vitet e fundit

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 14:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se raporti i Gallup që rendin Kosovën në mesin e vendeve më të sigurta, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.

Në një reagim në X ai ka përgëzuar institucionet e zbatimit të ligji për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve.

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Kosova është renditur në vendin e 12-të në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat