IKSHPK njofton se vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

Aktuale

IKSHPK njofton se vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se tash e tutje vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), ofrohet edhe për vajzat nga mosha 13-21.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.

Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat