U largua nga procesi mësimor për shkak të shamisë/ Deputeti Agusholli jep lajmin e mirë: Nga e hëna vajza vazhdon procesin mësimor

Aktuale

U largua nga procesi mësimor për shkak të shamisë/ Deputeti Agusholli jep lajmin e mirë: Nga e hëna vajza vazhdon procesin mësimor

Nga: M.H. Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:03
Gramos Agusholli

Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet A.D. të mos ndjekë mësimet në vitin e fundit të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.

Autoritetet e shkollës e kanë larguar atë nga procesi mësimor qysh në fillim të vitit të ri shkollor, më 2 shtator.

E në lidhje me këtë çështje deputeti nga LVV, Gramos Agusholli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që nga e hëna vajza me inicialet A.D. do të vazhdoj mësimin në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, përcjell “Bot asot”.

Deputeti shton vendimi i Ministrisë së Arsimit është i drejtë dhe uron që raste të tilla të mos përsëriten kurr.

Postimi i plotë

Sot i erdhi fundi padrejtësive!

Nga e hëna, A.D. do të vazhdoj mësimin në Gjimnazin 'Bedri Pejani', bashkë me të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë qe një kohë të gjatë.

Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!

Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Problemet duhet të zgjidhen nga koka, e jo nga bishti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat