Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin e dyshen amerikane

Aktuale

Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin e dyshen amerikane

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:15
Foto nga takimi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, bashkë me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane, James O’Brien dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.

Lajçak tha se në takimin me Kurtin dhe dyshen amerikane folën për rrugën përpara.

“Ramë dakord se s’ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak.

Për takimin më herët njoftoi edhe kreu i qeverisë i cili tha se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat