Haxhiu për deklaratën e Hovenierit: S’bëhet fjalë as për urinim e as për pështyrje të vlerave perëndimore

Aktuale

Haxhiu për deklaratën e Hovenierit: S’bëhet fjalë as për urinim e as për pështyrje të vlerave perëndimore

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:26
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së “nuk duhet të urinoni përpara klubit që doni të hyni”.

Haxhiu tha se Hovenier e di që Qeveria e Kosovës i përqafon vlerat pro-perëndimore dhe se sipas saj, nuk bëhet fjalë as “për një urinim dhe as për pështyrje të atyre vlerave”.

“Konsideroj se Kushtetuta e Kosovës nuk është kërkesë maksimale në kuptimin që ta respektosh Kushtetutën e Kosovës, nuk do të thotë që je anti-amerikan. Vetë partnerët tanë amerikanë kanë qenë të përfshirë në këtë proces”.

“Vlerat pro-perëndimore që i përqafon Qeveria e Kosovës, këtë e di edhe ambasadori amerikan. Prandaj, këtu nuk bëhet fjalë as për një urinim dhe as për një pështyrje të atyre vlerave. Ne kemi mësuar prej atyre vlerave dhe ne i mbajmë lartë ato”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Haxhiu tha se deklarata e Hovenierit ishte e habitshme, por sipas saj, duhet kuptuar se përderisa Kosova, si vend pro-perëndimor, përballë vetës ka një shtet pro-rus.

“Për mua ka qenë e habitshme një deklaratë e tillë, por është e rëndësishme që të kuptohet se përderisa ne jemi një vend pro-perëndimor, që i mbajmë lart vlerat e tilla, kemi një shtet përballë vetes që është pro-rus dhe nuk guxojmë që të tolerojmë që ambiciet që i ka Serbia për Kosovën t’i shtyjë përpara”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat