Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka treguar sot se i ka mbetur nofka “Kamishi”, gjatë kohës së luftës. Ai tregoi se këtë nofkë e ka marrë nga bashkëluftëtari i tij, Lahi Brahimaj.
“Lahi Brahimaj gjatë kohës së luftës sa kam qenë në Dukagjin. Është një pseudonim i kohës së luftës, në kohëra shumë të vështira. Vërtet është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të popullit shqiptar dhe kujtimi dhe reflektimi për atë periudhë kohore vazhdon edhe sot. Ndihem mirë kur më thërrasin me pseudonimin e luftës sepse është një pseudonim i krijuar me mund, sakrificë”, tha ai, në emisionin “Frontal”, në T7
“Derisa kemi qenë në odën e Brahimajve dhe kishte edhe të tjerë.
Dikush prej mysafirëve të Lahiut u interesuar të na i dijë emrat si e kam dhe në atë periudhë kohorë unë e kam pi duhanin dhe e kisha një kamish të gjyshit tim që ka qenë bashkëluftëtarë i Shaban Polluzhës që e kishte ndërtuar atë me duar të veta, me shqiponjë dhe unë kisha dal me kamish. Po pyesin si e ka emrin ai, dhe Lahiu në moment kur më pa tha kamish . Ka qenë spontane”, ka thënë ai.