Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.
Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin e palëkundur të Kosovës ëpër integrimet euroatlantike dhe bashkëpunimin rajonal.
“Thekova gjithashtu nevojën për përpjekje të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë dhë për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, shkroi Gërvalla.
Ajo po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.