Salihi nga Instituti GAP për përmbushjen e premtimeve elektorale: Në disa raste, kryetarët i ekzagjeruan gjetjet

Aktuale

Salihi nga Instituti GAP për përmbushjen e premtimeve elektorale: Në disa raste, kryetarët i ekzagjeruan gjetjet

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 00:05
Bekim Salihu

Gjatë ditës, Instituti GAP i ka publikuar të dhënat e komunave në raport me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Në lidhje me këtë, Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se prej momentit të publikimit të këtij raporti, nuk ka shkuar kohë e gjatë kur kryetarët e komunave i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë interpretuar sipas formës së tyre e jo sipas interpretimit të GAP-it.

“Nëpërmjet kësaj, është synuar një lloj ekzagjerimi, nëse s’e quajmë manipulim, sesa pasqyrim real i gjendjes në të cilën ka thënë Instituti GAP”

“Atë çka kanë bërë sot kryetarët e komunave, për aq sa kam parë, pjesa më e madhe, edhe premtimet gjysmë të përmbushura e të filluara, i kanë klasifikuar si të përmbushura e që nuk është as metodologjike e as e vërtetë”, tha ai në Edicionin Special.

Salihu përmendi disa komuna, të cilat sipas tij, premtimet që janë të filluara ose gjysmë të përmbushura i kanë klasifikuar si të përmbushura.

“Unë së paku gjatë ditës i kam të evidentuara gjashtë raste, siç ishte rasti i Mitrovicës, Podujevës, Gjilanit e në disa komuna të tjera. Premtimet që janë të filluara e gjysmë të përmbushura i kanë klasifikuar si të përmbushura. Që është jo e saktë e jo korrekte”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat