Opinionisti Lirim Gashi, thotë se Edi Ramës dhe Armend Dukës duhet t’u ndalohet shqiptimi i fjalës Kosovë.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se nuk duhet të bojkotohet kombëtarja shqiptare, por duhet të bojkotohet gjithsesi dhe në çdo aspekt “krimbat e b.... së Vuçiqit dhe Daçiqit, Edi Ramën dhe Armend Dukën”.
Sipas tij, nëse vëllezërit shqiptarë nga Shqipëria jo vetëm që nuk rebelohen kundër tyre, por edhe i mbajnë në pushtet me kaq shumë vota, atëherë si mund të jemi të sigurt se ata janë më besnikë ndaj nesh sesa ndaj tyre.
“Si mund të jemi të sigurt që nesër, nëse shpërthen lufta mes Serbisë dhe Kosovës, ata nuk do ta dëgjojnë më shumë Ramën dhe Dukën, sesa që do të na duan dhe mbrojnë neve ?
Si mund të jemi të sigurt që ata nuk do të jenë në anën e Serbisë si Rama dhe Duka, të cilët i mbajnë në pushtet me një mbështetje kaq masive?
Si mund të mbështetemi tek vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nëse për ta vëllazëria mes Ramës dhe Vuçiqit është më e rëndësishme se sa urrejtja ndaj gjenocidit të Millosheviçit ndaj nesh ?
Si mund të shpresojmë në mbështetjen e tyre nese per ta janë kaq të parëndësishme synimet gjenocidale dhe pushtuese të Vuçiqit ndaj nesh?”, ka shkruar Gashi.
Në fund, ai ka shtuar se duhet ta dimë se ku jemi, sepse përndryshe tradhtia e tyre ndaj nesh nuk do të marrë kurrë fund.
Shkrimi i plotë:
Edi Rames dhe Armand Dukës duhet t'u ndalohet shqiptimi i fjalës Kosovë
Nuk duhet ta bojkotojmë kombëtaren shqiptare, por duhet t'i bojkotojmë gjithsesi dhe në çdo aspekt krimbat e bythës së Vuçiqit dhe Daçiqit, Edi Ramën dhe Armand Dukën.
Por nëse vëllezërit tanë shqiptarë nga Shqipëria jo vetëm që nuk rebelohen kundër tyre, por edhe i mbajnë në pushtet me kaq shumë vota, atëherë si mund të jemi të sigurt se ata janë më besnikë ndaj nesh se sa ndaj tyre?
Si mund të jemi të sigurt që nesër, nëse shpërthen lufta mes Serbisë dhe Kosovës, ata nuk do ta dëgjojnë më shumë Ramën dhe Dukën, sesa që do të na duan dhe mbrojnë neve ?
Si mund të jemi të sigurt që ata nuk do të jenë në anën e Serbisë si Rama dhe Duka, të cilët i mbajnë në pushtet me një mbështetje kaq masive?
Si mund të mbështetemi tek vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nëse për ta vëllazëria mes Ramës dhe Vuçiqit është më e rëndësishme se sa urrejtja ndaj gjenocidit të Millosheviçit ndaj nesh ?
Si mund të shpresojmë në mbështetjen e tyre nese per ta janë kaq të parëndësishme synimet gjenocidale dhe pushtuese të Vuçiqit ndaj nesh?
Çfarë dreqin na duhen si të tillë?
Pse dikush vazhdimisht na detyron të besojmë në besnikërinë dhe dashurinë e llojit të përrallave të Krishtlindjeve që kanë ndaj nesh vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria?
Pse dikush vazhdimisht na detyron ta gënjejmë vetveten?
Një e vërtetë e hidhur është më e mirë se një gënjeshtër e pafund.
Më në fund duhet ta dimë se ku jemi, sepse përndryshe tradhtia e tyre ndaj nesh nuk do të marrë kurrë fund.