Kurti: Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja

Aktuale

Kurti: Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2024 Në ora: 09:52
Foto nga takimi

Kryeminsitri Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në Amerikë, e poashtu edhe takimet me liderë të ndryshëm evropianë.

Ai shkruan se ka pasur pesë takim me miqë të çmueshëm, për të dikskutuar për mundësi të reja për raportet tona.

Postimi i kryeministrit:

Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York.

Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O'Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat