Bajqinovci, Abdixhikut: Koncentrohu - Parti e djathtë me program të majtë, nuk shkon!

Aktuale

Bajqinovci, Abdixhikut: Koncentrohu - Parti e djathtë me program të majtë, nuk shkon!

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:12
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se LDK ka nisur të na kopjojnë.

Sipas deputetit, Abdixhiku flet “për shpërndarjen e pampersave dhe qumështit, ndërsa më herët thoshte se qeveria po shpërndan lëmoshë”.

Ai thotë se ata janë parti e djathtë me program të majtë, e habitshme!

Postimi i plotë:

Parti me program të majtë ndërsa është parti e djathtë, kanë filluar të na kopjojnë. Lumiri flet për shpërndarjen e pampersave dhe qumështit, ndërsa më herët thoshte se qeveria po shpërndan lëmoshë. Sot po thotë se Kosova nuk duhet të udhëhiqet nga e majta. Hajde merre vesh! Parti e djathtë me program të majtë? Nuk shkon!

Koncentrohu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat