Përfaqësuesit e organizatave të serbëve nga Kosova dhe partive opozitare në Serbi u takuan në Beograd më 28 shtator për të diskutuar “një strategji të re në luftën për jetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, transmeton Beta.
Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga Momir Stojanoviq, Sllavisha Ristiq dhe Momqillo Trajkoviq nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) nga Graçanica, Forumi Kombëtar Serb (SNF) nga Graçanica dhe Lëvizja Popullore “Otadzhbina” nga Mitrovica.
Në takim, ndër të tjera, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Dragan Gjillas, kryetari i Partisë Demokratike Zoran Lutovac, kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, kryetari i Partisë së Qendrës së Serbisë, Zdravko Ponosh dhe deputeti i Kryengritjes Ekologjike Alleksandar Jovanoviq Çuta, ishin të pranishëm.
Pjesëmarrësve të kësaj tryeze, siç u tha, do t’u ofrohet propozimi për kornizën për zhvillimin e strategjisë “në luftën për jetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”.
Përfaqësuesit e këtyre shoqatave nga Kosova më herët janë takuar me akademikë dhe përfaqësues të “ProGlas” për të diskutuar për pozitën e serbëve në Kosovë.