Sekuestrohen çokollata me vlerë 4 mijë euro, parandalohet kontrabanda

Aktuale

Sekuestrohen çokollata me vlerë 4 mijë euro, parandalohet kontrabanda

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë. 

“Mē 27.09.2024, rreth orës 16:40, njësia e lartcekur në fshatin Topanicë- Kamenicë, kanë ndaluar automjetin me traga vendore në të cilin janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë. Vlera e mallit, vlerësohet të jetë rreth 4000€.” thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat