Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta luftojë korrupsionin duke filluar nga partia në pushtet, Vetëvendosje.
Kica-Xhelili tha se LDK-ja është e vetmja parti që është pjesë e EPP-së, apo Partive Popullore Evropiane.
“Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë. Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”, shkroi ajo në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë.
Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush.
E ju në vend se të flisni për:
🔴Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK;
🔴Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë;
🔴Ministren që ndryshon rregulla për kunetër;
🔴Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi;
🔴Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit;
Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë.
Mbajeni mend:
Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës.