Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ku thotë se pas shumë skandaleve në qeverisje, Kurti tani është në panikë dhe ndihet i frikësuar.
Si pasojë e këtyre thotë Kurti e ka kuptuar se tani më nuk ka asgjë në dorë.
“Kurti është në panikë, skandalet e shumta në çdo sektor qeverisës dhe plot skandale të tjera që do të shperthejne kanë bërë që Kurti të kuptoj se nuk ka asgjë në dorë , është në panikë dhe shumë i frikësuar”, tha Berisha.