​Gërvalla takon në Nju Jork homologen e saj nga shteti afrikan Malavi

Aktuale

​Gërvalla takon në Nju Jork homologen e saj nga shteti afrikan Malavi

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar homologen e saj nga Malavi, Nancy Tembo.

Me të cilën diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla shpalosi të arriturat e Kosovës në demokratizim, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe punësimin, duke ofruar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këto fusha.

Në takim u diskutua edhe mbi të drejtat e njeriut, barazia gjinore dhe iniciativat rajonale e globale për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat