Pamje nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Aktuale

Pamje nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanali zyrtar i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike i ka bërë në Kosovë.

Në platformën ‘X’, është shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, thuhet në postimin e bërë nga Defence Operations.

Vlen të përmendet se gjatë muajit shtator në Kosovë kanë ardhur rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat