Hoti i bindur se qytetarët do t’i dënojnë me votë ata që i mashtruan dhe gënjyen

Aktuale

Hoti i bindur se qytetarët do t’i dënojnë me votë ata që i mashtruan dhe gënjyen

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka vazhduar fushatën në vendlindjen e tij në Rahovec.

Ai ka shkruar se çdo fshat e çdo qytetar tashmë janë të vetëdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar qeverisja e Albin Kurtit për katër vjet.

Çdo fshat dhe çdo qytetar tanimë është i vetdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar kjo qeverisje e dobët për 4 vite. Qytetarët janë të gatshëm për t’i dënuar me votë ata që herën e kaluar i mashtruan dhe i gënjyen”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.

“Bashkë do t’i prijmë fitores së madhe për Kosovën”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat