Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste.
Ata konsideroheshin armiq të brendshëm të Jugosllavisë, teksa identifikoheshin si “Ilegalja”. Ilegalja në esencë kishte çështjen kombëtare, pra secili në formën e vet kontribonte për bashkim kombëtar.
Duke publikuar materiale ekskluzive, këtë javë në emisioni “FAKTE me Adnan MEROVCIN” u trajtua pikërisht “Ilegalja”, kryesisht takimi i ish të burgosurve me Dr. Ibrahim Rugovën pas lirimit të tyre nga burgu më 1991.
Nga ish të burgosurit e liruar pjesëmarrës ishin; Kadri Osmani, Hydajet Hyseni, Sherif Konjufca, Jakup Krasniqi, Elmi Reçica, Gani Krasniqi, Gani Koci, Ali Lajçi, Enver Topalli, Skënder Kastrati, Mehmet Hajrizi, Ramë Buja, Sabri Lushi, Hilmi Zeka, Fadil Geci, Gjabir Morina, Sherif Krasniqi, etj.
Përveç fjalës së Presidentit, në këtë takim fjalën e morën edhe Kadri Osmani, Hydajet Hyseni, Sherif Konjufca, Ali Lajçi dhe Gani Krasniqi.
Në pjesën e parë të këtij emisioni është publikuar ekskluzivisht fjalimi që e mbajti ish i burgosuri Hydajet Hyseni, i cili teksa i përcjelli përshëndetjet për shqiptarët gjithandej nga aktivistët që ishin ende tjerë të burgosur, shpjegoi arsyet e këtij aktiviteti, duke thënë: