Kurti i shpreh mërgatës në SHBA gatishmërinë për të punuar krah për krah

Aktuale

Kurti i shpreh mërgatës në SHBA gatishmërinë për të punuar krah për krah

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 08:46
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bashkëbisedimit me mërgatën, Kurti i njoftoi nga afër për të arriturat dhe sukseset e Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, demokratike e shoqërore.

“Ai shtoi se vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna.

“Ai përmendi edhe mbështetjen për gratë dhe vajzat, për punësimin dhe rritjen e bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë”.

Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të punuar krah për krah mërgatës, për progresin dhe zhvillimin tutje të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat