Dugolli i bindur se policia nuk sanksionohet nga SHBA-ja: Është lajm i rremë, në intere të Serbisë dhe Rusisë

Aktuale

Dugolli i bindur se policia nuk sanksionohet nga SHBA-ja: Është lajm i rremë, në intere të Serbisë dhe Rusisë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:49
Enver Dugolli.

Një raportim nga RTV Dukagjini se policia kosovare ka mbetur jashtë disa trajnimeve si pasojë e një mase ndëshkuese amerikane – të cilët kanë pasur kritika të mëdha edhe për Policinë e Kosovës – është mohuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

“Ky është një lajm i rrejshëm, nuk e di nga kush ka dalë por mund të them se nuk është e vërtetë fare. Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me ShBA-në edhe me shtetet partnere është policia më profesionale në rajon dhe më gjerë. Prandaj një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe prandaj nuk spekulojë me lajme të cilat nuk janë të vërteta”.

“Duhet edhe ne si qytetarë, shoqëri dhe media të jemi më të kujdesshëm dhe mos të lëshohemi në këto ujëra të turbullta që qarkullojnë. Ju e dini se Serbia dhe Rusia janë shumë të interesuar që përmes lajmeve të rrejshme të krijojnë opinione dhe paqartësi sa më shumë.

Ne duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim. Policia e Kosovës është jashtëzakonisht në nivel edhe profesional edhe e motivuar. Është shumë më e fortë dhe për e përgatitur se çdoherë tjetër”, ka thënë Dugholl për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat