Selmanaj për deklaratën e Sveçlës: Hajnitë nuk u amniston Rusia e Serbia, do të jepni llogari para drejtësisë dhe qytetarëve

Aktuale

Selmanaj për deklaratën e Sveçlës: Hajnitë nuk u amniston Rusia e Serbia, do të jepni llogari para drejtësisë dhe qytetarëve

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:43
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehen prapa termave nacionaliste”.

Ai i ka reaguar ministrit Sveçla, që dje tha se disa tenderë nuk i kanë bërë publikë që të mos i tregohen Serbisë e Rusisë.

“Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderave dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia. Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj, Nagip Krasnqit?!”

Selmanaj ka thene se “hajnitë nuk ua amniston as Rusia e as Serbia”.

“Hajnitë, nuk u’a amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.”

Në fund ai ka shkruar se “Qeveria e shpresës u shëndrrua në makth për qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat