Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrin Murati që tha se qytetarët e Kosovës janë pasuruar me Qeverinë Kurti. Sipas tij ata i kane 1.51 miliard euro më shumë në banka.
Rukiqi ka thënë se sipas ministrit qytetarët kanë aq shumë para sa nuk e dijnë çka të bëjnë me to.
“Sipas Ministrit, aq shume para po kemi, sa qe nuk po dijme çka te bejme me to.”
Rukiqi tha se ministri Murati “ka harruar të tregojë se 60% e pagave shkon për barna e ushqime bazike”.
“Ministri po thote qe ekonomite familjare jane pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon per barna dhe ushqime bazike (buke, qumesht, sheqer, vaj). Kur ky Minister dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin perqindja e pages per barna dhe ushqime bazike ka qene 30%.”
Rukiqi e ka akuzuar Muratin se po i trajton si injorantë e analfabetë.
“Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia”.