“Dëgjo mirë çka po them...” / Hykmete Bajrami i reagon ashpër Sali Zybës: Të vjen radha edhe ty

Aktuale

“Dëgjo mirë çka po them...” / Hykmete Bajrami i reagon ashpër Sali Zybës: Të vjen radha edhe ty

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 18:56
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybës, i cili shfaqi akuza se në emër ‘’të ushtrisë është tentuar të përfitohen miliona’’.

Zyba ka theksuar sot gjatë ditës se është "e kotë përpjekja për të helmuar ushtrinë, duke aluduar se kjo bëhet vetëm për të "përfituar miliona nga kompanitë e afërta me LDK-në.

Por, deputetja Bajrami i ka kërkuar Zybës që për këto akuza të publikojë fakte.

Postimi i plotë:

”Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton?

Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt.

Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjeshtra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa”

Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?

Kam qënë ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që sot ka rreth 330 të punësuar,

Kam qënë ministre e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, që sot i ka rreth 2 280 të punësuar,

Kam qënë ministre e Financave, që sot ka rreth 2 675 të punësuar, dhe nuk del zyrtar të thotë se unë kam shkelë ligjin njëherë.

Që tri vite e gjysëm jeni tu hetu dhe asgjë nuk keni gjetë, sepse s’ka, tash ju keni kthy shpifjeve dhe propagandës. Turp të keni!

Korrupsioni juaj nuk mbulohet me shpifjet ndaj nesh. Shyqyr që jemi vend i vogël e njerëzit na njohin edhe neve edhe juve.

Dëgjo mirë çka po them, nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg.

Thonë ‘drejtësia vonon, por nuk harron’, kështu që prit pak se të vjen radha edhe ty.

P.S.

Salih Zyba et al (2019) ”hajnat në burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat