Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: Na falni që s’po ju lejojmë të vidhni pa ua përmend

Aktuale

Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: Na falni që s’po ju lejojmë të vidhni pa ua përmend

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:11
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga Lidhja Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debatit të krijuar nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, ku u përfshi ajo dhe kolegët e saj.

Kica-Xhelili ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi ajo dhe grupi i saj kanë kundërshtuar praktikat korruptive dhe kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër korrupsionit.

“A na falni, ju lutem? A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?”, ka shkruar Kica-Xhelili në postimin e saj ironik, duke akuzuar indirekt përfaqësues të VV-së se po mbronin dhe justifikonin praktikat e korrupsionit.

Sipas saj, mobilizimi i aktivistëve të VV-së për t’i sulmuar, tregon se ajo dhe të tjerët po i pengojnë që të vazhdojnë me praktikat e padrejta.

“Qenkan mobilizuar i madh e i vogël në VV të na sulmojnë pse po na pengon korrupsioni”, thotë Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat