Tahiri- Muratit: Dil informona mbi strukturën e këtyre kursimeve, kush kurseu dhe sa u kursye?

Aktuale

Tahiri- Muratit: Dil informona mbi strukturën e këtyre kursimeve, kush kurseu dhe sa u kursye?

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:15
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke komentuar deklaratën e ministrit Hekuran Murati, ka thënë se shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh është një mashtrim klasik.

Tahiri pyet ministrin Murati:

Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Pse shifra e kursimit prej 1.5 miliardësh nga Hekuran Murati është një mashtrim klasik. Së pari, për periudhën e ditëve në qeverisje, kjo supozon që çdo familje ka kursyer diku mes 2,500-3,000 euro në vit, pra mbi 200 euro në muaj.

Nëse çdo familje ka investuar, ta zëmë, 2,000 euro në vit për përmirësimin e standardit të jetesës, si për shembull në amvisëri, teknologji apo veturë, atëherë kjo e çon mesataren e përmendur në 500 euro.

Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik.

Le të dalë Hekuran Murati dhe të na informojë mbi strukturën e këtyre kursimeve: kush kurseu dhe sa u kursye!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat