Akademia Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD) akuzoi sot Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Malin e Zi, Podgoricë e Kotorr, duke thënë se aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) u panë atje me xhip, si dhe autobusë me votues me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia.
“Bëhet fjalë për migrimin e votuesve të rremë me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia. Përveç votuesve të paligjshëm nga Serbia, aktivistët e SNS-së së Vuçiq u bënë presion votuesve në Podgoricë dhe Kotorr para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Ky akt paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mal të Zi dhe vazhdim të politikës agresive të Vuçiq ndaj fqinjëve”, thuhet në reagim.
Ata shtuan se të njëjtat "parregullsi dhe metoda kriminale tashmë janë bërë praktikë e zakonshme" në zgjedhjet në Serbi.
ADD ka bërë të ditur se në ditën e sotme të zgjedhjeve, 14 mijë qytetarë më shumë kanë hyrë në Mal të Zi nga Serbia sesa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar dhe vlerësoi se kjo ishte paraqet shkelje të sovranitetit të Malit të Zi dhe një rrezik serioz për stabilitetin rajonal.
“Parregullsitë e përmendura zgjedhore të kryera nga regjimi i Aleksandar Vuçiq rrezikojnë seriozisht të prishin paqen civile në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë, në të cilën presidentit të Serbisë i referohet si ish-ministër i propagandës në kohën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.
ADD fton komunitetin ndërkombëtar dhe qeveritë demokratike në Bashkimin Evropian që të monitorojnë nga afër situatën e paqëndrueshme në Mal të Zi dhe të reagojnë ndaj shkeljeve serioze të paqes, sigurisë dhe parimeve demokratike.