​Depozitat familjare ekonomike, Tahiri - Muratit: Dil trego kush dhe sa u kursyen

Aktuale

​Depozitat familjare ekonomike, Tahiri - Muratit: Dil trego kush dhe sa u kursyen

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:32
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati mbi depozitat ekonomike familjare, duke thënë se shifra e paraqitur e kursimit prej 1.5 miliardë euro është një mashtrim klasik.

Tahiri në një postim në Facebook ka pyetur ministrin Murati se si është e mundur që një vend me papunësi të lartë çdo muaj të gjenerojë një potencial financiar për investime e kursime sa një pagë mesatare.

“Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri Murati ka thënë se depozitat e ekonomive familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro dhe se ato janë shtuar për 1.51 miliardë euro ose trefish më shumë krahasuar me “vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat