Kritikuan qeverinë, vjen “parashikimi i keq” për opozitën: Ja sa për qind të votave do të marrë LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Aktuale

Kritikuan qeverinë, vjen “parashikimi i keq” për opozitën: Ja sa për qind të votave do të marrë LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2024 Në ora: 09:16
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Lumir Abidixhiku; foto ilustrim nga "Bota sot"

Anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo” Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës dhe kritikave të tyre ndaj qeverisë.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se opozita po tenton ta paraqesë qeverinë si të ngjashme me të.

“Nuk kemi qenë kurrë, nuk jemi tani, e as nuk do jemi as ne të ardhmen njësoj. Prandaj, nga 50% dikur, në 80% me 9 shkurt!” – shkroi ndër të tjera Gacaferi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Meqenëse dështuan të gjitha shpifjet, shpikjet, rrenat, inskenimet e amelikat, tash ju ka mbetur karta e fundit n'dorë, opo Z itës:

Hajde te themi se krejt njësoj jemi, na vjedhim, k'ta vjedhin, na të korruptum, k'ta të korruptum, se nashta kjo na dhez!

As s'ju ka dhezë me shpifje, as s'ju ka dhezë me inskenime, as s'ju ka dhezë me “amelika amelika”, e s'ka me ju dhezë as kjo karta e fundit, krejt jemi njësoj, e hajna për hajna, mos na ndrroni!

Nuk kemi qenë kurrë, nuk jemi tani, e as nuk do jemi as ne të ardhmen njësoj. Prandaj, nga 50% dikur, në 80% me 9 shkurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat