Presidentja Osmani liston takimet në Nju Jork, veçon diskutimin me Biden

Aktuale

Presidentja Osmani liston takimet në Nju Jork, veçon diskutimin me Biden

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork.

Në mesin e disa ngjarjeve, ajo ka përmendur diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë

Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka listuar ajo në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat