Skemat Pensionale, SBAShK-u dorëzon nënshkrimet për miratimin e projektligjit

Aktuale

Skemat Pensionale, SBAShK-u dorëzon nënshkrimet për miratimin e projektligjit

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:51
SBASHK

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës.

Ata po kërkojnë të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat