​Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

Aktuale

​Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 11:01
Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

Ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës e cila sipas saj bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

“E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyer përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse.

Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat