Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.
Në njoftimin e lëshuar thuhet sepërgjatë bashkëbisedimit, Bislimi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare. Irlanda do të marrë përsipër edhe presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026.
“Në takim u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët. Fokusi u përqendrua në mundësinë e kultivimit të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona, me theks në rrafshin e shkëmbimit të përvojave dhe në angazhimin e diasporës”.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën, duke shtuar se Kosova mbetet e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Irlandën e thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes nesh”, thuhet në njoftim.