Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, Nagavci njofton se studentët përfitues do të mbështetën me nga 8500 euro

Aktuale

Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, Nagavci njofton se studentët përfitues do të mbështetën me nga 8500 euro

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:35
Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci

Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, Nagavci njofton se studentët përfitues do të mbështetën me nga 8500 euro

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.

Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8500 euro.

Ajo ka thënë se konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës.

“Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës”, ka shkruar Nagavci.

Mes tjerash ajo tha se thirrja do të jetë e  hapur deri më 14 tetor në ora 16:00.

“Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00. Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi”, shkroi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat