Policia dhe Prokuroria diskutojnë për forcim të bashkëpunimit

Aktuale

Policia dhe Prokuroria diskutojnë për forcim të bashkëpunimit

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive  të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Në këtë takim me ftesë të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i Policisë, Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat