“I gjori Gjarpën..”/ Familja e Haki Imerit publikon urdhrin për “eliminimin dhe njollosjen e rivalëve politikë”, si dhe ka një mesazh për Limajn

Aktuale

“I gjori Gjarpën..”/ Familja e Haki Imerit publikon urdhrin për “eliminimin dhe njollosjen e rivalëve politikë”, si dhe ka një mesazh për Limajn

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2024 Në ora: 16:57
Dokument i publikuar nga faqja Haki Imeri

Në faqen e Facebook-ut të familjes së veprimtarit të vrarë për motive politike në vitin 1999, Haki Imeri është publikuar një tekst në lidhje me rastin e vrasjeve të Ramiz Hoxhes e Selman Binishit.

Familja Imeri ka publikuar një dokument, i cili sipas tyre përshkruan një urdhër për eliminimin dhe njollosjen e rivalëve politikë.

Kjo sipas tyre përbën një provë shumë të rëndësishme për të kuptuar se si mund të funksionojë një skemë e organizuar për të diskredituar larguar ose ekzekutuar individët që mendojnë ndryshe.

Kështu për familjen e Haki Imerit, Procesi gjyqësor në Hagë po merr përmbajtje dhe formë.

Postimi i plotë:

-Dokumenti që përshkruan një urdhër për eliminimin dhe njollosjen e rivalëve politikë përbën një provë shumë të rëndësishme për të kuptuar se si mund të funksionojë një skemë e organizuar për të diskredituar larguar ose ekzekutuar individët që mendojnë ndryshe.

-Metoda për eliminim apo njollosje shpesh përfshin mjete të ndryshme, si sulme mediatike, propagandë, përndjekje juridike apo edhe dhunë fizike ndaj kundërshtarëve politikë..

-Ky dokument i këtij lloji mund të përdoret si provë në hetime penale ose ndërkombëtare..

-Procesi gjyqësor në Hagë po merr përmbajtje dhe formë . Butakët dhe shërbëtorët e krimit të organizuar politik po demaskohen me fuqinë e provave bindëse.

-Vrasja e Ramiz Hoxhës, një aktivist i çështjes kombëtare dhe humanist i njohur, drejtësia kërkon zbardhjen e plotë të së vërtetës.

-Fatmir Limaj, i cili ka qenë i përfshirë në operacionet e luftës gjatë periudhës së qe përthekon mandati i Gjykatës Speciale , duhet të thyejë heshtjen, ngase të tjerët e kanë thyer atë, për ngjarjet tragjike të vrasjeve të rivalëve politikë, si në rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

-Patriotizmi nuk mund të mbrohet duke fshehur të vërtetën e dhimbshme të këtyre vrasjeve.

-Ky akt kriminal-anti- njerezor , anti-shqiptar nuk mund të mbetet pa përgjigje, pasi i ka hedhur njollë emrit të UÇK-së dhe atyre që pretendonin se luftonin për atdhe..

-Komandant 'Gjarpni' ka vajtur vullnetarisht në Hagë, kuptohet, fshehurazi dhe atë disa here: për të dhënë dëshmi mbi këto raste..

-Por i 'gjori Gjarpër' në disa raste, ka bërë deklarata kontradiktore, të cilat, gjatë procesit gjyqësor, do te shqyrtohen dhe përballen me fakte e prova ..

-E vërteta mbi këto ngjarje do të dalë në dritë; urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre akteve makabre duhet të perplasen me drejtësinë.

-Drejtësia për Ramiz Hoxhën dhe të tjerët do të triumfojë, dhe përgjegjësit e vërtetë të këtyre vrasjeve do të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat