Gërvalla me ftesë të Blinken pjesë e takimit për luftimin e ISIS-it

Aktuale

Gërvalla me ftesë të Blinken pjesë e takimit për luftimin e ISIS-it

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:11
Foto nga tubimi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shefja e këtij dikasteri Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë 10-të vjetorin e formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it, në ShBA.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo pjesëmarrje u mundësua me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë në takimin e 10-të vjetorit të formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat