Shpërthimi në Zveçan, Sopjani: Strukturat kriminale është vështirë të eliminohen

Aktuale

Shpërthimi në Zveçan, Sopjani: Strukturat kriminale është vështirë të eliminohen

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:14
Shkelzen Sopjani

Gjatë mesnatës të dielën në një pompë derivatësh në Zveçan u hodh një mjet shpërthyes ku bëri dëme edhe tek disa vetura dhe biznese tjera afër, por nuk pati të lënduar.

Avokati Shkelzen Sopjani, tha se eliminimi i strukturave kriminale në veri është i vështirë.

“Strukturat nuk janë eliminiar në tërësi, është e pamundur të eliminohen në tërësi për shkak të përbërjes etnike të asaj pjese, pasi edhe vija kufitare është e madhe në atë pjesë dhe tërësisht është me Serbinë, problemi është se përveç strukturave që janë brenda, të mirëorganizuara, por që janë në qetësi, ato edhe lëvizin përgjatë vijës kufitare, por edhe tereni është vështirë i kontrollueshëm pasi ka rrugë ilegale edhe pse mbyllen, hapen edhe të reja,” tha Sopjani.

Sopjani thotë se vëren një strategji të akterëve të veriut që po bashkëpunojnë me strukturat e sigurisë në Serbi që ta mbajnë një situatë pasigurie.

“Po e shoh një taktikë të akterëve të asaj pjese që janë në bashkëpunim të ngushtë edhe me strukturat e sigurisë së Serbisë për ta mbajtur atë pjesë në një situatë të pasigurtë. Po shihet një ngritje e lehtë e shtimit të rasteve të dhunës në veri, mendoj që do kemi rritje të kësaj dhune e rasteve duke iu afruar edhe zgjedhjeve.”

Teksa shton se gjendja ndonëse nuk mund të balancohet në tërësi, duhet që të rritet prezenca e sigurisë.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për neutralizimin e kërcënimeve për votuesit lokal të asaj pjese, mund t’i miniminzojmë, nuk besoj që mund t’i neutralizojmë në tërësi por prapë ka mundësi që të rritet prezenca e strukturave të sigurisë afër apo përreth vendbanimeve të qytetarëve që vlerësohen që janë më të cënueshëm dhe më të ekspozuar ndaj sulmeve, pasi mundëssitë të ndalohen tërësisht janë më të vogla,” tha Sopjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat