Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka treguar detaje rreth djegies së shtëpisë familjare të tij.
Në “DPT te Fidani”, deputeti thotë se këtë e kanë bërë dy persona.
“Unë isha në takim me mërgatën në Bazel te Zvicrës dhe në Gjermani, dhe kur jam kthyer më kanë lajmëruar banorët e anës së asaj pjese se është djegur shtëpia familjare 79 metra katrorë. Kam menduar që rryma e ka djegur, kur kam mbërritur atje e kam parë që asgjë nga rryma nuk është djegur, dhe gjatë hetimeve nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë gjetur shishe me lëndë djegëse, ku si pasojë është djegur 40 për qind e shtëpisë”, thotë Bajqinovci.
“Kjo që është bërë nuk është vjedhje, kjo ka qenë një sulm i dikujt. Deri sot nuk kam pasur asnjëherë mosmarrëveshje personale. Dy persona e kanë bërë këtë. Ishte një mesazh i qartë”, shton tutje deputeti.