Pagat e sektorit publik nuk janë ekzekutuar sot në xhirollogaritë e tyre siç ndodh në çdo fund muaj tjetër.
Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se si guxon kjo Qeveri të shkel dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.