Kurti flet për Kosovën nga dy perspektiva; dikur si opozitar dhe tash si drejtues

Aktuale

Kurti flet për Kosovën nga dy perspektiva; dikur si opozitar dhe tash si drejtues

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:53 Përditësuar në ora: 19:13 më 30.09.2024
Albin Kurti

Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm ndaj agresionit rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”.

“Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.

“Serbia është shteti i vetëm evropian i cili ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Po ashtu nuk ka ngritur asnjë kundërshtim edhe për ndonjë luftë tjetër të Rusisë që ka nisur, përfshirë edhe luftën në Gjeorgji, dhe invazionin në Ukrainë të vitit 2014. Ky bashkëpunim po ashtu ka thirrur edhe prezencën e Kinës, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së”, ka thënë Kurti. 

Kurti në Amerikë: Historia jonë u njoh nga shtetet aleate si ShBA-ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe.

Në fjalimin e tij, ai ka thënë se kështu i vie më lehtë si një person që e flet gjuhën shqipe.

Ndër tjera, ai ka folur edhe për perspektivat e tij për Kosovën si pjesë e opozitës dhe tani si drejtues Qeverisë së vendit.

“Unë kam dy këndvështrime për Kosovën. Unë i referohem emrit të vendit në gjuhën shqipe, pasi që besoj se është më autentike për mua si folës i gjuhës shqipe”.

“Njëra perspektivë është si i jashtëm, një qytetar që ka analizuar dhe kritikuar qeverinë, tjetra perspektivë është ai nga pozicioni i dikujt që është në pushtet. Nga të dyja këndvështrimet mund të them se ky është një vend që vlerëson lirinë, dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në sundimi e ligjit”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka theksuar se “Historia jonë është e kërkimit të njohjes së të drejtave të njeriut, është një histori e njohjes së vuajtjes nga shtetet aleate të fuqishme siç është ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat