Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se KFOR-i do të shtoj numrin e trupave ushtarak në Kosovë, raporton Gazeta10.
Për këtë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaroi se kjo vendosje ka kuptim pozitiv.
“Po çështja e Ballkanit është e ndjeshme, jo vetëm në këtë kohë por edhe në të kaluarën. Andaj vendosja e Aleancës VeriAtlantike në anën perëndimore dhe izolimi i Serbisë ,e cila është destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor është në kuptim pozitiv”.
E sipas tij, kjo ka një qëllim.
“Lëvizjet e tilla në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut mendoj që është kryesisht duke ia prerë rrugët dhe rrënjët e influencës ruse sepse Rusia është e interesuar të hap një front tjetër lufte në mënyrë që Bashkësia Ndërkombëtare të mos fokusohet jo vetëm në Ukrainë por edhe vende tjera”, ka thënë Ismaili.