Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, tha se diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje është polarizues e armiqësor. E këtu reagoi analisti Dibran Hoxha, i cili i tha Çitakut se PDK është përfshi në rrahje në Parlament dhe ka rënë në grackë.
Pjesë nga debati i tyre:
Çitaku: për të nxitur flakën e militantizmit ne nuk guxojmë ta polarizojmë shoqërinë. Diskursi i imponuar i LVV-së është polarizues, armiqësor e zhurmues. Ne kemi refuzuar se është lehtë me bo skena të tilla.
Hoxha: Keni bo edhe ma keq Vlorë, po thoni i kemi ikë polarizimit e diskursit e keni bo veprime tu u rreh me VV-në në parlament.
Çitaku: Ajo ka ndodhë njëherë dhe është provokuar…
Hoxha: A jeni përfshi në përleshje meqë VV ka qenë aq brutale dhe ju keni vendos me qenë më paqësor?
Çitaku: Ngjarja e provokuar nga zv.kryeministri Bislimi…
Hoxha: Mua gjithë ditën munden mem provoku e nuk çona me reagu në atë mënyrë e le në parlament. Në gracë keni ra edhe në diskurs edhe në veprime.
Çitaku: Jo asnjëherë nuk kemi ra në atë grackë e diskurs…..
Hoxha: Jeni rreh në parlament….