Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe protesta kolektive, sa i përket mos-ekzekutimit të pagave në administratën shtetërore.
“Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive”, shkruan deputeti.
Postimi i plotë:
Duam pagat tona!
Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës!
Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndrrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike.
Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive.